Karriera

Kush jemi ne?

Hisense-Gorenje Europe është një nga ofruesit kryesorë evropianë të pajisjeve shtëpiake. Si pjesë e Grupit Hisense, ne jemi të pranishëm në shtëpitë e klientëve tanë në më shumë se 160 vende në mbarë botën. Qasja në teknologjitë dhe njohuritë më të fundit na mundësoi të zhvillojmë, prodhojmë dhe shesim pajisje teknologjikisht më të avancuara, me efikasitet energjie dhe të dizajnuara bukur në treg. Ne jemi kompani të udhëhequra teknologjikisht, me rritje të shpejtë, kompani inovative. Ne përpiqemi të krijojmë kushtet më të mira për punonjësit tanë dhe të ofrojmë mundësitë më të mira për rritjen e punonjësve. Integrimi i Gorenje në Hisense Group na krijojë mundesi unike për zhvilluar produkte me dizajn shumë inovativ dhe me tekonologji të avancuar.

Tani ne prodhojmë një gamë të plotë të pajisjeve shtëpiake: mallra të bardha (pajisje gatimi, pajisje për kujdesin e rrobave, frigoriferë dhe ngrirës, lavastovilje, pajisje të vogla shtëpiake, kondicionerë) dhe paisje elektronike si (televizorë, pajisje celulare).

Hisense është një lojtar global me një traditë të gjatë 50-vjeçare dhe me më shumë se 75,000 punonjës, nga të cilët 6,500 janë inxhinierë zhvillimi. Ne themeluam qendrën e zhvillimit për pajisjet e gatimit për Evropën në vitin 2019 në Slloveni, BE. Ne jemi një ekip ndërdisiplinor dhe multikulturor, që mbështesim të rinjtë në realizimin e ideve inovative.

Vlerat tona janë integriteti, inovacioni, fokusi ndaj klientit dhe qëndrueshmëria, Ne duam të realizojmë vizionin tonë për të qenë një kompani shekullore dhe për t'u bërë marka më e besueshme në botë.

Misioni ynë është të ndjekim inovacionin shkencor dhe teknologjik, duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës së qenieve njerëzore dhe duke sjellë lumturi për miliona familje.