Drama - pajisje shtëpiake komode

Koleksioni Gorenje Simplicity

 

Jeta ndonjëherë mund të bëhet dramatike. Fatmirësisht, të paktën pajisjet shtëpiake Gorenje Simplicity janë krejtësisht pa drama, me pamje të hijshme dhe të pastër, një përvojë të përsosur për përdoruesin dhe vlerë të mahnitshme për para:

  • Teknologji adaptive që njeh nevojat ose zakonet e përdoruesit
  • Programet automatike japin rezultate perfekte çdo herë
  • Kontrollet intuitive me një hap sigurojnë lehtësinë e përdorimit për përdoruesit me përvojë, si dhe për pèrdoruesit e rinjë

E disponueshme në të zezë ose të bardhë, ngjyrat klasike që nuk dalin kurrë nga moda.


Çmimi për pianurat me induksion Simplicity nga Red dot

Pianurat e reja me induksion Gorenje Simplicity iu dha çmimi prestigjioz i dizajnit Red dot. Me funksione novatore si njohja automatike e tiganit dhe opsioni për të lidhur dy zona gatimi ngjitur, ato ofrojnë edhe më shumë fleksibilitet dhe thjeshtësi përdorimi. E krijuar për të udhëhequr përdoruesit në një mënyrë kuptimplote, për të ofruar sugjerime dhe për të zgjedhur mënyrat e nevojshme gjatë gatimit, pianura Simplicity plotëson edhe kërkesat më ambicioze të përdoruesve, ndërkohë që mbetet me çmime të arsyeshme.