Koleksioni Gorenje Classic

Gatim me pasion

Kuzhina, një vend i shenjtë i dashur dhe pasionant për jetën, është një vend ku ne krijojmë shije të shijshme dhe të vërteta për jetën tonë. Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, kuzhinë ka qenë vendi ku ndodhin gjëra të rëndësishme. Aromas ambrosiale e erëzave ju fton ju të lini tregimet e kuzhinës së kaluar dhe për të krijoni atë tuajën. Kuzhina e mirë është receta për një jetë të ëmbël dhe plot pasion. Kjo është mishëruar në pajisjet e kuzhinës sëkoleksionit Gorenje Classic, disponohet në ngjyrë fildish dhe mat të zezë.
Furrat e koleksionit Gorenje Classic janë të hijshme e me një design të pasur dhe dinamik në prekje. Linjat e buta shtrihen pa ndërprerje nga dera në brendësi furrë dhe forma e derës të kujton furrat tradicionale me hark. Hapja e përsosur e furrës me çelësat karakteristike është e rrumbullakosur, doreza e lehtë për tu shërbyer me ngjyrë të artë dhe design classic, me programator elektronik për matjen e kohës. Furrë ofron teknologji të përparuar pjekje HomeMADE™ dhe efikasitet të lartë të energjisë. Shton sado pak pasionit tuaj për vaktet e shijshme e të këndshme.

Teknologjia HomeMADE™ për rezultate pjekjeje të nivelit të lartë

Design inovativ në brendësi të furrës me ngrohës inteligjent PerfectGrill imiton furrën tradicionale me dru. Qarkullimi efektiv i ajrit të nxehtë çon në shpërndarje të njëjte kudo të nxehtësisë dhe në rezultate superiore të pjekjes. Dalje teleskopike tërësisht jashtë bën vendosjen e tavave të pjekjes në furrë shumë thjeshtë dhe lejon pamje të përgjithshme të shkëlqyer të gjithë procesit të pjekjes.

Gjithmonë një derë e ftohtë

Dera e furrës është me dopio xham dhe xham reflektues. Prandaj, ana e jashtme e derës është gjithmonë e ftohtë. Dera e sigurt dhe me efektiviten në energji, lejon furrë të performojë në klasën A-20% të energjisë. Ana e brendshme e derës së furrës nuk ka buzë ose cepa të mprehtë dhe lejon pastrimi të thjeshtë.
Një seri e cilësisë së lartë, teknologjikisht pianura gatimi të përsosura me design të sofistikuar që me siguri do të ju lejojnë të arrini shprehi dhe pritshmëri më të mira gjatë gatimit, si dhe do të bëjë të duken më të bukura ambientet tuaja të brendshëm të ndenjes në shtëpi. Kjo seri përfshin pianura gazi me zgarë gize origjinale dhe çelësa të projektuar bukur, në fildish ose mate të zezë. Pianura ka një shtresë ngehtësi duruese e cila përmirëson dukshëm gatimin dhe e bën atë më të rehatshëm. Pianura e gatimt që ju zgjidhni do të jetë një përshtatje e përkryer  e në harmoni të plotë edhe me pajisjet e tjera të koleksionit Gorenje Classic.

Çelësa retro për një kontroll komfort

Prapa çelësave me ngjyrë të artë e karakteristikë bën që të kujtohen modelet e më parshme të vjetra qeramike e tashmë me teknologji moderne që lejonë komoditetin më ultimativ në kontroll. Çelësa janë ergonomik për një kontakt të këndshme.

Zgarë gize

Zgara e gizës do të përmirësojë stabilitetin dhe zbukurojë pamjen e pianurës së gazit. Materiali (gizë) e bën atë veçanërisht të qëndrueshme dhe rezistente ndaj temperaturave të larta.

Në formë diamanti

Ngrohja me formë të veçantë lejon pamje më të mirë gjatë procesit të gatimit. Ajo ofron më shumë hapësirë për enë të mëdha apo WOK në dy vatra më të mëdha dhe më të fuqishme të vendosur në të majtë dhe të djathtë, respektivisht. Forma e zgarës prej gize i përshtatet anës funksionale të vatrës dhe estetikisht pamjes së pianurës.

Vatër gatimime gaz për WOK

Vatër profesionale gatimi me gas me tre nivele flake, nxehn enën me fuqi extra duke përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe do të lejojë përgatitjen e ushqimit tuaj vetëm në disa minuta. Një mbështetje opsionale e menduar enkas për WOK do të përmirësojë më tej sigurinë, komfortin dhe efikasitetin në gatim.
Pianurat qeramike të gatimit të koleksionit Gorenje Classico kanë design modern dhe janë teknologjikisht të përsosura. Çelësa kontrolli klasik me formë të posaçme përbëjnë një avantazh ndaj derdhjeve, ato janë stiluar me pasion e shije artistike nga modelet e shekujve të kaluar. Pajisjet shkëlqejnë me teknologjinë e avancuar Hi-Light e përputhen me nevojat dhe stilin tuaj të gatimit. Krahas tre vatrave të nxehjes Hi-Light, ka edhe një vatër nxehje me një sipërfaqe të dyfishtë rrethore që mund të përshtatet për enë gatimi të madhësive të ndryshme. Pianura e gatimit e lëmuar dhe inspiruese mundëson gatim të rehatshëm si dhe ofron mirëmbajtjen të thjeshtë. Kjo pianurë gatim do të nxisë imagjinatën tuaj.

Teknologji moderne Hi-Light me touch (me prekje)

Krahas tre vatrave të nxehjes Hi-Light, pianura e xhamit qeramik ofron gjithashtu një vatër me një sipërfaqe të dyfishtë rrethore që mund të përshtatet për enë gatimi të madhësive të ndryshme. Një dritë për secilën zonë gatim do të mbetet e ndezur për aq kohë sa sipërfaqa e gatimit të jetë e nxehtë. Sipërfaqa e lëmuar e pianurës është e lehtë për tu pastruar dhe skajet e saj janë të ngritura për të parandaluar derdhjen.
Zgjedhje ndërmjet design të harmonizuar të gasit dhe sobave me nxehje elektrike Hi-Light. Zgjidhja inovative teknologjike, kombinimi i pianurave të ndryshme të gatimit, dhe efikasiteti i teknologjisë inovative të furrave HomeMADE™ garanton rezultate të shkëlqyera gjithmonë. Furra është në dispozicion në version elektrike ose me gas. Shërbimi dhe kontrolli mbi pajisjen është shumë i thjeshtë për shkak të design inteligjent të çelësave, kohëmatësit elektronik me display analog dhe dorezës me një formë të veçantë, të lehtë dhe të butë.
Shfaqja minimale e aspiratorëve nga koleksioni Gorenje Classic, përmbledh të gjithë ambientin e kuzhinës. Linjat e buta dhe detaje me ngjyrë te artë bëjnë lidhje harmonike me pajisjet e tjera të koleksionit. Aspiratori shkëlqen me efikasitetin dhe punimin e tij të qetë. Prirjet moderne të shkrirjes kuzhinës me ambientet ndenjes si standarte të reja, lidhen me rendimentin e aspiratorit. Me një kapacitet prej të paktën 750 m3/h, aspiratori Gorenje Classic jep fuqi optimale për të eliminuar aromat, lagështirën dhe grimcat e  yndyrës në një hapësirë që përfshin deri në 35 m2. Ju me siguri do të impresionoheni nga materiali dhe design origjinal.

Çelësa dhe dorezë me ngjyre të artë

Design i Aspiratorit me ngjyrë të fildishtë ose të zezë mate është plotësuar me dorezën me ngjyrë të artë. Çelësat lejojnë kontroll tradicional mbi aspirator dhe funksionet e tij. Doreza dekorative që përputhet me të gjithë design e koleksionit, plotëson pamjen e aspiratorit dhe nxjerr në dukje karakterin e tij klasik.

Filtrat e yndyrës pastrohen thjeshtë në lavastovilje

Filtra metalik të yndyrës të aspiratorëve Gorenje hiqen e pastrohen lehtësisht. Ato mund të lahen me dorë ose në lavastovilje duke përdorur një program të veçantë.

Galeria