TotalDry, enët krejtësisht të thara
Gjithmonë pastër, gjithmonë thatë
Zgjidhja e patentuar në modelet më të mira të pjatalarëseve bën të sigurt që enët të jenë tërësisht të thata dhe shkëlqyera. Pas larjes, dera e pjatalarëses automatikisht hapet vetëm sa për të nxjerrë jashtë avullin e tepërt. Kështu, enët do të jenë plotësisht të thata dhe të ftohta, gati për t'u futur në dollap.
Në rast të rrjedhjes së ujit, sistemi i sigurisë AQUASTOP automatikisht ndërpren furnizimin me ujë të pajisjes, ndërsa pompa do të nxjerrë ujin e mbetur nga vaska e pjatalarëses në tubin e largimit. Kështu, pjatalarësja mund të lihet të veprojë gjatë natës ose kur askush nuk është në shtëpi, pa ndonjë frikë nga përmbytjet.
Paraqitja unike e koshit të poshtëm lejon një përshtatshmëri të lartë të kapacitetit të lavapjatave. Mbajtëset e pjatave mund të përkulen për të përftuar më shumë hapësirë për tenxhere dhe tiganë të madhësive të ndryshme. Zgjidhja innovative çon në një kapacitet mbresëlënës deri në 13 pjata të madhësive standarde.
XXL
Më shumë hapësirë për enët e pista
Pjatalarësja e integruar plotësisht me një lartësi prej 86 cm është një kombinim i përkryer për kuzhinat me lartësi të përshtatura për përdoruesit. Kjo pjatalarëse është 4 cm më e lartë se modelet tradicionale për më shumë fleksibilitet të brendësisë së saj si dhe për më shumë hapësirë.
Sistemi Twist për rezultate të shkëlqyera pastrimi
Uji aty ku duhet të jetë
Një krah i veçantë në formë sprai rrotullohet shpejt dhe shpërndan ujin nëpër të gjitha vendet e pjatalarëses. Mënyra se si ai është kapur siguron levizje gjysëm rrethore nga e majta në të djathtë. Si rjedhojë, enët janë të lara më mirë dhe konsumi i ujit e i energjisë është më i ulët.
SmartLook
Pjatalarëse të përshtatura për kuzhinën tuaj
Për instalim më të lehtë dhe pamje më elegante të pjesës së poshtme të pajisjes, një mekanizëm i veçantë lëviz më parë derën larg nga pajisja para se ta hapë atë plotësisht. Kjo shmang nevojën për bllokim të proçesit.
Funksioni i larjes së shpejtë
Lan pjatat në një kohë më të shkurtër
Ky funksion do të rregullojë automatikisht temperaturën dhe sasinë e ujit për një larje dhe tharje optimale sa më shpejt të jetë e mundur.
QuickIntensive
Larje e përditshme e shpejtë
Ky program, që vepron në 65 °C, në mënyrë të konsiderueshme shkurton kohën e nevojshme për larjen e përditshme të enëve.
Modelet më të avancuara janë shumë efiçente në lidhje me energjinë dhe si rrjedhojë edhe ekonomike. Modelet më të mira klasifikohen në klasën A++, që do të thotë se ato përdorin 40% më pak energji se modelet e klasës A.
Sistemi automatik i filtrit pastrues heq mbetjet e ushqimit për të parandaluar bllokimin e tij, dhe në këtë mënyrë edhe ndonjë problem apo gabim.
Programi i Higjenës
Gjithmonë një biberon i pastër për foshnjat
Ky program përfshin një larje shtesë me ujë të freskët, i ndjekur nga një larje e zgjatur me ujë të nxehtë prej 70 °C për të eliminuar 99.9 % të të gjithë baktereve. Programi që i përafrohet proçesit të sterilizimit është ideuar për familjet me fëmijë të porsalindur, për larjen e enëve dhe shisheve për foshnjat.
Modelet e avancuara të pjatalarëseve nuk janë më të zhurmshme se sa një bisedë e qetë. Niveli nominal i zhurmës së tyre është 45 dB.
Fillim i vonuar
Enë të pastra, faturë më e ulët e energjisë elektrike
Disa modele të pjatalarëseve lejojnë fillim të vonuar të larjes deri në 24 orë. Kjo ju lejon të përfitoni nga normat më të ulëta të energjisë elektrike.
Përdorimi ekonomik i ujit
Ekonomik edhe me ujin
Pjatalarëset përdorin deri në 40% më pak të ujit se çdo model tjetër tradicional. Disa nga modelet përdorin vetëm 10 litra me programin Eco.
Kosha të rregullueshëm
Hapësirë për të gjitha format dhe madhësitë
Shportat e sipërme dhe të poshtme janë të rregullueshme për të futur enët e të gjitha formave dhe madhësive. Pjata në shportën më të ulët mund të paloset për të lejuar më shumë hapësirë për sendet më të mëdha. Koshi i ulët gjithashtu mban një shportë të veçantë për lugë e pirunj. Lartësia e koshit të sipërm është e rregullueshme dhe është gjithashtu e përshtatshme për larjen e gotave me fron delikat.
Enë të larta
Nuk ka më rënie nga koshi
Karakteristikat e avancuara mundësojnë një mbështetje të veçantë në koshin e sipërm për të mbajtur enët e larta.
Thjesht duke aktivizuar funksionin "3 në 1", pjatalarësja juaj automatikisht do të rregullojë ciklin e larjes për pllakën 3 në 1 dhe heq përdorimin e shpëlarjes shtesë, duke e bërë këtë funksion shumë të përshtatshëm. Nëse përdorni pluhur apo xhel pastrues, lëshohet shkëlqyesi për të lejuar rezultate optimale të larjes dhe shndritje të përsosur.