Gorenje Simplicity

Filozofia ime e jetës është e thjeshtë. Unë e vlerësoj atë që i përshtatet mënyrës dhe mundësive të mia. Unë konceptoj dhe organizoj hapësirën e jetës time sipas mënyrën time. Unë zgjedh koleksionin e pajisjeve që respektojnë stilin tim të jetës. Është e lehtë për të integruar këto pajisje të projektuar shkëlqyeshëm në koleksionit Gorenje Simplicity, e zezë ose e bardhë, në ambientin tim. Gorenje thjeshtësi në të zezë ose të bardhë  Ata bashkohet me mua në mënyrën time të të jetuarit. Sepse ata përshtaten me mua, si asgjë tjertër përreth. Simplicity!

E këndshëshme. E thjeshtë. E mundur.

Zgjedhje logjike

Në koleksionin e paisjeve Gorenje Simplicity, përdorimet më të shpeshta dhe më praktike janë menjëherë në  dispozicion - me një çelës të vetëm.

AdaptTech - Teknologjie e përshtatur

Pajisjet më të avancuara memorizojnë zgjedhjet tona personale dhe na sugjerojnë ato herën tjetër për ti përdorur ato. E gjithë ajo që ne na mbet për të bërë është që të shtypim butonin për ta konfirmuar.

Design solid

Linjë e përsosur, materiale autentike dhe ergonomike që lejojnë integrimin e pajisjeve në çdo shtëpi.

Vlera perfecte

Edhe me çmim të leverdisshëm, këto pajisje ofrojnë kursime të menjëhershme. Përveç kësaj, teknologjia e përparuar e bën të sigurt që ju të paguani vetëm për atë që ju nevojitet vërtetë, kjo çon në kursime shtesë në afat të gjatë.

Aromë e mrekullueshme. Mënyra ime e pjekjes - It's so me!

Furra inkaso përdor teknologji pjekje AdaptTech për të memorizuar mënyrën e pjekjes dhe e sugjeron herën tjetër,  kështu që nuk është e nevojshme të përsëriten parametrat e pjekjes. Me design e saj të shkëlqyer, furra ofron harmoni me pajisjet e tjera të koleksionit  Gorenje Simplicity, e zezë ose e bardhë. It's so me!

AdaptTech pjekje

Nuk ka nevojë për të përsëritur parametrat e pjekjes.

Furra do të memorizojë temperaturën e programit tuaj të pjeksjes dhe do t’jua sugjerojë atë më të fundit apo më shpesh të përdorur nga ju.

Program ruajtje

Një mënyrë për të ruajtur

Një program i veçantë paraprakisht do t'ju sigurojë ju ruajtjen gjatë gjithë sezonit por dhe pas tij.

Sistemi i mbylljes së derës së furrës GentleClose

Extra komoditet kur mbyllni derën e furrës

Dera do të mbyllet butësisht dhe në heshtje, pavarësisht forcës së ushtuar.

Programim elektronik i kohëmatësit me kontroll me prekje

Kontroll i lehtë dhe i qartë.

Kohëmatësi ju lejon të vendosni kohën e gatimit dhe të zgjedhni temperaturën e duhur. Ky dhe sistemi nxehjes aktualisht në përdorim mund të monitorohet qartë në një ekran. Sipërfaqa e çelësit - kohëmatësit është tërësisht e butë dhe e lehtë për të pastruar.

Unë jam duke shijuar atë. Mënyra e gatimit - It’s so me!

Me çelësin Simple Off, unë nuk shqetësohen nëse kam lënë gazit hapur. Vatrat e gazit me kohëmatësin e programueshëm inovativ mund të ndalojë flakën e gazit pas një kohe të caktuar. Së bashku me pajisje të tjera të koleksionit Gorenje Simplicity, më jep mundesinë të gatuaj sipas mënyrës time. It's so me!

Soba e gazit me kohëmatësin e programueshëm SimpleOff

I sigurt, i thjeshtë, gatim i qartë dhe i kontrolluar

Çelës ergonomik i konceptuar me kohëmatës të integruar lejon kontrollin e kohës së gatimit (deri në 99 minuta). Kur mbaron koha e caktuar, vatra e gazit do të mbyllet automatikisht, e gjithashtu ju do të sinjalizoheni nga një sinjal akustik.

BoilControl - Vlim i kontrolluar

BoilControl është një sistem automatik që rregullon për një kohë të caktuar fuqinë e një zone gatim. Pas fillimit intensiv me fuqi maksimale, zona gatim do të ruajë temperaturën në nivel të dëshiruar për të parandaluar ushqim nga mbi zierja ose djegja në enën e gatimit.

Kontroll i thjeshtë me SmartControl

Qartësi dhe kontroll në gatim

Kohëmatësiat e gatimit mund të vendosen veç e veç për secilën zonë gatim. Kur koha e caktuar mbaron, kohëmatësi automatikisht do të ndalojë gatimin dhe do t'ju njoftojë me një sinjal akustik.

Zgarë gize

Stabilitet më të mirë dhe qëndrueshmëri

Zgara e gizës përmirëson stabilitetin dhe pamjen e jashtëme të sobës me gaz. Ato janë bërë me një material që i bën veçanërisht të qëndrueshme dhe rezistent edhe në temperatura të larta.

Pianura e induksionit SuperPower

Gatim të shpejtë e efikas dhe pastrim i thjeshtë

Pianura me induksion gatuan mrekullisht shpejt dhe me efikasitet përgatit ushqim të shijshëm dhe të shëndetshëm. Funksioni SuperBoost bën gatim të shpejtë e me nxehtësi të lartë gatimi dhe na lejon të kryejmë gatim edhe më të shpejtë e më efikas por edhe kursen kohë dhe fuqi.

Është e freski. Mënyra për të ftohur – it’s so me!

Frigoriferi i parë vetë-njohës AdaptTech rregullon ftohjen me sistem inteligjent dhe kupton se kur unë do të bëj  hapjen e rradhës, për të rregulluar paraprakisht temperaturën. Ushqim qëndron më gjatë dhe unë i gëzohem koleksionit Gorenje Simplicity, e zezë ose e bardhë. It's so me!

Ftohje AdaptTech

Ruan të freskët ushqimin 20 % më të gjatë.

Sistemi inteligjent i monitoruesit Adaptiv, analizon dhe rregjistron të dhënat e përdorimit të frigoriferit në intervale javore. Më pas, roli i tij, sidomos mbajtja e temperaturës së caktuar dhe konsumi i energjisë që rezulton, janë të rregulluar për modelin identifikuar. Kur dera është e hapur shpesh, temperatura e ushqimit nuk do të rritet siç do të ndodhte në frigoriferë tradicional; kjo do të pengojë zhvillimin e baktereve.

IonAir

Ruan ushqimet e freskëta dhe të shijshme deri në 10 ditë më gjatë.

Jonet e krijuara në frigorifer eliminojnë deri në 95% bakteret, viruset dhe aromat jo të këndshme duke ju siguruar që ajri në frigoriferin tuaj të jetë gjithmonë i freskët.

NoFrost Plus

Jo ngrirje, akull, apo shkrirje manual

Teknologjia moderne NoFrost përdor qarkullimin intensiv të ajrit të ftohtë për të eliminuar lagështi në frigorifer dhe ngrirës. Kjo parandalon akumulimin e ngricës në ushqime dhe akullit në brendësi ngrirësit.

MultiFlow 360°

Freski e qëndrueshme e gjatë dhe konsum i ulët i energjisë

Qarkullim intensiv MultiFlow 360 ° i ajrit të krijuara nga sistemi me shumë vrima i fryerjes së ventiluar të ajrit të ftohtë të vendosura në kolonën në murin e pasëm të frigoriferit siguron temperaturë konstante dhe të shpërndarë në menyrë të njëjtë madje në të gjithë frigoriferin.

Ajri është i freskët. Funksionon – it’s so me!

Harrojeni ndezjen - fikjen e aspiratorit. Ventilimi AdaptTech automatikisht percepton se kur ajri nuk është më i pastër dhe rregullon fuqinë në përputhje me rrethanat. Ndriçim halopgjen bën që gatim im të jetë më i lehtë ndërsa çeliku dhe xhami zbukurojnë kuzhinën time  me koleksionit Gorenje Simplicity, e zezë ose e bardhë. It's so me!

Design funksional

Përveç performancës, aspiratorët ofrohen edhe me materiale origjinale si çelik-inox në kombinim me xhamin. Design tërheqës është një aspekt shumë i rëndësishëm por megjithatë, aspiratori mundet gjithashtu të sigurojë ndriçim shumë të përshtatshëm në zonën e gatimit.

Ndriçim halogjen

Gatim i shkëlqyer - pianurë gatimi e ndriçuar

Burim shtesë drite për ndriçim optimal të pianurës së gatimit. Ndriçimi halopgjen është edhe më fuqishëm dhe më ekonomik se sa ndriçimi me llambat inkandeshente.

Filtra të thjeshtë për tu pastruar

Mirëmbajtje më e lehtë dhe jetëgjatësi më e madhe

Filtra metali në aspirator, të cilat janë të konceptuar që tu hiqen grimcat e yndyrës, mund të hiqet lehtë dhe të pastrohen. Ju mund t'i lani me dorë ose në një lavastovilje duke përdorur një program për 'larje të butë'.

Është e shkëlqyer. Mënyra e larjes – it’s so me!

Shpejtësia e shtrydhjes së rrobave dhe sasia e ujit për çdo program larjeje është zgjedhja ime. Sapo unë bëj këtë zgjedhje, AdaptTech e memorizon atë. Herën tjetër, unë do ta kem më të lehtë. Kam zgjedhur një pajisje  A+++  dhe të këndëshme nga koleksioni Gorenje Simplicity, e zezë ose e bardhë. It's so me!

Efikasitet të lartë

Larje ekonomike e enëve

Nga tani e tutje, enët tuaja do të lahen me përgjegjësi dhe me përkujdesje të madhe ndaj mjedisit pasi lavastoviljet Gorenje përmbushin plotësisht udhëzimet e rrepta evropiane për efiçiencën e energjisë.

Programim i startit të lavastoviljes

Pastron enët kur ju dëshironi

Fillimi i programit të lavastoviljes mund të shtyhet nga 3, 6, ose 9 orë. Vënia në punë në kohën gjatë normës më të ulët të energjisë elektrike do të thotë kursime shtesë.

3 në 1

Pajisja ofron programe të përshtatura posaçërisht për përdorimin tabe për tre funksione.

AquaStop

Mos u shqetësoni për rrjedhjen e ujit

Në rast të rrjedhjes së ujit, sistemi i sigurisë AQUASTOP automatikisht do të ndalojë hyrjen e ujit dhe pompa do të nxjerr ujin e mbetur në vaskën e lavastoviljes.

Është e përsosur. Mënyra e larjes – it’s so me!

Rrotullimet për minutë në shtydhje dhe niveli i ujit për çdo program të larjes, janë zgjedhja ime. Sapo kam bërë këtë zgjedhje, funksioni AdaptTech e memorizon atë. Herën tjetër, unë do ta kem më të lehtë. Kam zgjedhur një pajisje  A+++ dhe të këndëshme nga koleksioni Gorenje Simplicity, e zezë ose e bardhë. It's so me!

AdaptWash

Nuk është e nevojshme të përsëriten parametrat

Lavatriçja do të memorizojë parametrat për shtrydhjen për çdo program të paracaktuar. Ajo gjithashtu do të memorizojë, nëse keni zgjedhur shumë ujë ose paralarje për ndonjë program të veçantë. Konfigurimet më të fundit do t'ju sugjerohen, kur ju të përdorni të njëjtin program përsëri.

Teknologjia e Sensorëve IQ

Rezultatet optimale me kursime të konsiderueshme në energji, sasinë e ujit të përdorur dhe në kohë

Sensorë të shumtë monitoriojnë vazhdimisht procesin e larjes. Në bazë të të dhënave të mbledhura, ata automatikisht të rregullojnë procesin e larjes sipas programit të zgjedhur, llojin të rrobave dhe peshës së tyre.

Programimi i fillimit të larjes

Larje në kohën e duhur

Të gjitha makinat larëse ofrojnë mundësinë për të bërë fillimim të vonuar deri në 24 orë. Kjo do t'ju lejojë lani rrobat me normën më të ulët të energjisë elektrike gjatë natës.

Efikasitet i shkëlqyer i energjisë

Shumë zgjidhje inovative si algoritmi efikas i programit, OptiDrum kazani i lavatriçes dhe QuickWet sistemit njomjes optimale, të kombinuara me teknologjinë inteligjente të sensorëve IQ, ofrojnë larje të shkëlqyer dhe me efikasitet në konsumimin e energjisë. Modelet Gorenje Simplicity A+++ ose A -30%, ofrojnë në përdorin 30% më pak energji se sa ato pajisje të klasës A të energjisë.

Është e butë. Mënyra e larjes – it’s so me!

Unë do të dëshiroja t'i thaja shumë rrobat e mija, t'i thaja butësisht në temperaturë të ulët, ose vetëm t'i rifreskoja. Tharësja  Simplicity memorizon zgjedhjen time për secilin program kështu që unë nuk duhet të përsëris përzgjedhjen e parametrave të programit herën tjetër. Ajo është gjithashtu kombinim i përkryer me lavatriçen e koleksionit Gorenje Simplicity, e zezë ose e bardhë. It's so me!

AdaptDry

Nuk është e nevojshme përsëritja e përzgjedhjes së programeve

Tharësja do të memorizojë, nëse ju keni përdorur funksionin ExtraDry, tharje në temperatura të ulëta, funksioni i rifreskimit, apo funksioni anti-rrudhë për një program të veçantë. Konfigurimet e fundit do t’ju sugjerohen kur ju të përdorni të njëjtin program përsëri.

Tharëse kondensat me pompë ngrohje

Tharse tepër ekonomike A ++

Këto janë të vetmet pajisje në shtëpi që përdornin ftohjen dhe një pjesë të ngrohjes së pompës së ngrohjes. Përdorimi i plotë çon në një reduktim 50 % në konsumin e energjisë në krahasim me klasën A të energjisë.

TwinAir

Për rroba të thara në mënyrë të barabartë

Tharëset kondensat me pompë ngrohje ofrojnë një sistem unik fryrje të ajrit që lejon futjen e ajrit të ngrohtë e thatë në kazan përmes dy ventilave të ajërit ndërkohë që kazani rrotullohet në të dy drejtimet.

Programimi i fillimit të tharjes

Tharje në kohën e duhur

Fillimi i procesit të tharjes mund të programohet deri në 24 orë më parë. Rrobat tuaja do të jenë tharë në nivelin e lagështisë së caktuar më parë dhe të gatshme për t'u ruajtur në raft apo të gatshme për hekurosje.

Galeria