Prapa design Ora ïto është një projektues i ri francez, idetë provokuese të të cilit, me shumë meritë, e ngjitën atë në krye të botës së design-nit. Në fillim të karrierës së tij ai paraqiti projektet dhe idetë e tij për produkte virtuale, të pranuara nga markat më të njohura në faqen e tij në internet. Njerëzit filluan të porositnin produkte të cilat nuk ekzistonin. Kompanitë e mëdha si Louis Vuitton, Nike, Gucci, Swatch, Apple dhe Levi’s, mund ta kishin hedhur në gjyq ofruesin e ri por ishin aq të impresionuar nga design i tij, saqë ata menduan ti jepnin punë atij.