Karakteristikat e tharëses

Teknologjia SensoCare

Sensacionel rroba të buta
Teknologji SensoCare bën të sigurt që çdo lloj rrobe është tharë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kombinimi i temperaturës, avullimit, kohëzgjatjes së tharjes dhe rrotullimit të tamburit bëjnë tharje të përshtatshme për rrobat tuaj. Ndërsa NormalCare përmirëson programet e tharjes për të gjitha llojet e rrobave, GentleCare do të sigurojë një kujdes edhe më të madh për rrobat delikate.

Ndjesi butësie

Tharëset parandalojnë rrudhosjen. Teknologjia IQ e sensorëve superinteligjentë IQ optimizon proçedurën e tharjes dhe duke ruajtur rrobat ndërsa konsumon shumë pak energji. Programet e përshtatura për stilin modern të jetës sigurojnë operim të sigurt dhe rrobat tuaj mbrohen nga konsumi.

Sensor IQ

Teknologjia me Sensor për një operim të sigurt
Teknologjia me sensor Smart kontrollon automatikisht proçesin e tharjes sipas programit të zgjedhur, llojit të rrobave dhe nivelit të dëshiruar të tharjes. Operimi efiçent i sensorit shmang gabime të mundshme dhe siguron mjedisin më të mire të mundshëm për të tharë rrobat. Sensorët kontrollojnë edhe të gjithë parametrat e tjerë për të reduktuar konsumin e energjisë.

Efektshmëri e shkëlqyer e energjisë

Per kursimin e energjisë tharësja zgjedh funksionin airflow dhe jep efekt të shkëlqyer kondensimit.
Tharëset Gorenje janë ndër makinat më ekonomike te tharjes në treg. Optimizimi i rrjedhës së ajrit dhe kondesimi i shkelqyer klasifikon ato në një klasë A+++ e energjisë.

SteamTech

Më pak rrudha, më pak hekurosje
Trajtimi me avull shtesë në fund të programit të zgjedhur do t'i bëjë rrobat tuaja më të shtruara. Kazani është i mbushur me avull që depërton çdo fibër për rroba më të buta që vështirë se kërkojnë ndonjë hekurosje.

TwinAir

Tharje e njëtrajtshme për hekurosje të thjeshtë
Rroba të buta, më pak të rrudhosura, që janë më të thjeshta për t'u hekurosur direkte nga tharësja. Kjo bëhet e mundur nga sistemi i ajrit që fryn nga dy drejtime, i cili rregullon drejtimin e ajrit sipas rrotullimit të kazanit, duke përdorur një fletë të veçantë të ventilatorit.

Pompë nxehtësie

Efikasitet revolucionar në tharje
Të gjitha tharëset me pompë ngrohje kanë efikasitet të lartë të energjisë. Modelet më të fundit A +++ kursejnë deri në 50% të energjisë në krahasim me ato të klasit A të energjisë. Tharësja Gorenje A+++ me kapacitet prej 9 kg është unike në treg. Pompë ngrohje e optimuar në një nga tamburet më të mëdha, me një kapacitet prej 120 litra, mund të marrë lehtësisht sasi të mëdha të rrobave. Kjo është e mundur edhe nga kanalet më të gjera të ajrit. Ato gjithashtu kanë rrotullime më të buta se ato të mëparshme.Temperatura në tharëse është ideale rreth 50 ° C për të parandaluar tharjen e tepërt.

AutoDrain

Nuk ka më zbrazje manuale të rezervuarit të kondensimit
Tharësja e kondensimit me tubin e kullimit mund të lidhet me sistemin tuaj të kullimit për t'i dhënë fund zbrazjes manuale të kazanit të kondensimit.

Vëllim i madh dhe peshë deri në 9 kg

Lavanderi më e thatë në të njëjtën kohë. Tharëset Gorenje mund të mbajnë deri në 9 kg peshë; në terma kapaciteti (120 L), kjo i bën superiore në krahasim me produktet e tjera në treg dhe siguron tharje optimale të peshave më të rënda. Dera 35 cm e gjerë që hapet 180° e bën më të thjeshtë mbushjen dhe boshatisjen e kazanit gjatë tharjes së artikujve të mëdhenj si batanijet, mbulesat ose jastikët. Disa modele kanë gjithashtu edhe dritë LED brenda kazanit, e cila lejon të shikohet më mirë dhe të lehtësojë proçesin e mbushjes dhe zbrazjes.

Tharja e vëllimeve të vogla

Tharje efiçente e pak rrobave
Tharëset Gorenje tani lejojnë edhe tharjen një e nga një. Avantazhi i funksionit të vëllimit të vogël është tharja e menjëhershme e rrobave që ju duhen, pa pritur rrobat e tjera të thahen.

Kontroll i thjeshtë

Rezultatet e dëshiruara në vetëm tre hapa
Paneli i kontrollit i projektuar ergonomikisht lejon kontroll të thjeshtë të proçesit të tharjes; hapat renditen nga e djathta në të majtën. Programet më të përdorura të tharjes janë të vendosura në anën e majtë. Ngjitur është një seksion me komanda shtesë si fillim i vonuar i ciklit të tharjes osë tharje në temperaturë të ulët, mbështetur nga treguesit LED dhe ekrani LCD. Paneli i kontrollit mbaron me butonat e fillimit dhe përfundimit në anën e majtë të tharëses. Ky projektim siguron një përdorim të thjeshtuar.

Teknologji e Jonizuar

Trajtimi i alergjive me jone
Në tharëset SensoCare, ajri i mbushur me jone të ngarkuara negativisht than ambjentin e tharëses duke reduktuar në mënyrë të konsiderueshme rrudhosjen e rrobave tuaja. Jonizimi krijon një mjedis pa alergji, mbetje të duhanit, polenash dhe ngarkesa elektrostatike të akumuluara gjatë proçesit të tharjes. Si rrjedhojë, rrobat kanë një aromë më të këndshme dhe hekurosen më lehtësisht.

Avuj rifreskues

Rroba pa aroma të pakëndshme
Zgjedhja ideale për rroba të cilat duan vetëm pak rifreskim. Një trajtim 15 minutësh me avuj eliminon çdo aromë të pakëndshme dhe i dhuron freski kuvertave, xhaketave të dimrit, ose çdo veshjeje tjetër.

GentleCare

Tharje e butë për pëlhurat delikate
Kujdesi special për veshjet më delikate operon në një temperaturë të ulët prej 40 °C. Një cikël më i gjatë tharje është plotësisht i sigurtë sepse mbron rrobat tuaja nga deformimi ose dëmtimi.

Miks

Bën të mundur tharjen e pëlhurave me ngjyra të njëjta osë shumëngjyrëshe

E siguruar për fëmijët

Dera nuk mund të hapet gjatë ciklit të tharjes. Për siguri shtesë paneli i kontrollit mund të bllokohet vetëm duke shtypur një buton ose kombinim butonash.

Vend i veçantë për gjërat e pambukta ose këpucët e sportit

Tharje delikate për pulovrat e pambukta
Tharje delikate e pulovrave të pambukta. Në kazanin e tharëses mund të montohet një vend i veçantë për rroba prej pambuku. Thjeshtë futeni pulovrën aty dhe pambuku do të mbetet i butë. Kjo mbajtëse mund të pëdoret gjithashtu edhe për këpucët e sportit sepse i pengon ato të kërcejnë brenda pajisjes.

Programimi i fillimit të ciklit të tharjes

Tharë në momentin e duhur. Fillimi i proçesit të tharjes mund të programohet deri në 24 orë më parë. Rrobat do të thahen në nivelin e caktuar më parë dhe do të jenë gati për t'u futur në dollap ose për t'u hekurosur.