Afër
...

Karakteristikat e lavatriçes

Teknologjia SensoCare

Perfeksion në larjen e rrobave
Teknologjia SensoCare bën të sigurt që çdo lloj pëlhure të lahet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është gjithmonë kombinim optimal i temperaturës, sasisë së ujit, kohës dhe shpejtësisë së shtrydhjes. Nëse rrobat tuaja kanë nevojë për një përkujdesje më të veçantë, larja e të pambuktave dhe rrobave me fibra sintetike mund të optimohet me mënyra dhe funksione shtesë. NormalCare bën kombinimin optimal të katër parametrave për çdo ngarkesë rrobash; TimeCare redukton kohën larjes; AllergyCare përdor më shumë ujë dhe shtrydhje shtesë; dhe EcoCare shfrytëzon energjinë me më shumë efektivitet.

Motor inverter

Fuqi e konsiderueshme, efikasitet i lartë
Motor i fuqishëm brushless, eliminon tensionin mekanik, fërkimet dhe ul konsumin e humbjet. Rezultatet janë më të mira, kursimet e energjisë janë më të larta dhe procesi i larjes është krejtësisht i qetë. Për më tepër, pajisja jeton edhe më gjatë.

Eksperti i njollave

Një ekspert që zhduk njollat
Efektiviteti i heqjes së njollave nuk kërkon temperaturë të lartë apo trajtim shtesë të rrobave me paralarje. Kombinimi perfekt i temperaturës, kohës dhe ujit, automatikisht do të largojë katër llojet kokëforte të njollave: të frutave (portokall, salcë domatesh); njollat organike (yndyrë, gjalpë, vezë); të verës (lëngje frutash të errët); dhe të kafesë (çaj, kos, make-up). Funksioni StainExpert është në dispozicion në lavatriçet e linjës Superior.

9 kg ngarkesë XXL

MË PAK APO MË SHUMË: PESHA NUK KA RËNDËSI
Lavatriçet e reja Gorenje me kapacitet të madh prej 9 kg janë ekspertë të efikasitetit dhe të ekonomisë. Makina larëse me vëllimin më të madh të kazanit ndërmjet atyre 9-kilogramëshe në treg është ende brenda përmasave standarde dhe për këtë arsye mund të përshtatet për çdo shtëpi. Ajo mund të pranojë shumë më tepër lavanderi në një kohë; përveç kësaj, rrobat mund të jenë të ngjyrave dhe pëlhurave të ndryshme. Hapja më e madhe e derës do t’ju lejojë të fusni lehtësisht artikuj të mëdhenj të cilat nuk keni patur mundësi t’i lani në shtëpi më parë. Opsionet e programeve të avancuara dhe zgjidhjet e tjera moderne bëjnë që lavatriçja të jetë një zgjedhje e shkëlqyer edhe për larjen e lavanderive më të lehta. Prandaj, përdorimi më efikas ndonjëherë i ujit, energjisë dhe kohës do t’i bëjë lavatriçet e reja 9-kilogramëshe Gorenje një zgjedhje të shkëlqyer për familjet e mëdha dhe të vogla. Fleksibël, ekonomike dhe e besueshme!

Koha

Zgjedhja e programit të veçantë ju lejon të lani më shpejt rrobat më pak të pista ose me vëllim të vogël.

Operim pa zhurmë, sinjale akustike në ndihmë të përdoruesit

Përveç paraqitjes elegante, makinat larëse Gorenje lëshojnë tinguj të këndshëm. Spikerët me cilësi të lartë e bëjnë përdorimin e lavatriçes edhe më të këndshëm. Vëmendje e veçantë i është kushtuar programeve dhe butonave lëvizës të përzgjedhjes së funksioneve, shpërndarësit të ilaçit dhe derës.

Kazan si një SPA e vërtetë - Ambjent përkujdesës për rrobat tuaja

Përkujdesje totale ndaj rrobave tuaja
Tamburi i brendshëm i lavatriçeve SensoCare është bërë nga inoks i cilësisë më të mirë dhe ka sipërfaqe jashtëzakonisht të butë. Prandaj, lavatriçja lan plotësisht, bën shpëlarje dhe shtrydhje të mirë, dhe pa ndonjë dëmtim.

Kazan sterilizues

Zgjidhja për rroba me aromë të këndshme
Ky program bën të sigurt që ndërresat të lahen në mënyrë të përkryer dhe sterile, duke u dhëne atyre edhe një aromë të këndshme. Larja me pluhur larës në temperatura të ulëta mund të çojë në kushte ideale për zhvillimin e baktereve të cilat nga ana tjetër mund të shkaktojnë një erë jo të mirë në rrobat tuaja. SterilTub lan me tambur bosh dhe eliminon çdo bakter në brendësi të lavatriçes.

QuickWet: sistemi i njomjes intensive

Njomje tepër e shpejtë dhe kohëzgjatje më e shkurtër e programit
Njomje tepër e shpejtë dhe kohëzgjatje më e shkurtër e programit. Sistemi i njomjes intensive QuickWet lejon futjen e ujit duke e kombinuar me detergjentin. Kështu, rrobat lagen më shpejt dhe programi i larjes është më i shkurtër, gjë që kursen energji.

Kursim i detergjentit

Sistemi parandalon humbjen e detergjentit larës gjatë furnizimit me ujë. Kjo redukton përdorimin e tij deri në 20% dhe në këtë mënyrë reduktohet gjithashtu ndikimi negativ në mjedis.

Rezistencë ndaj nxehtësisë

Ngrohës (rezistencë) e sigurtë dhe me përdorim afatgjatë
Ngrohësi i rimodeluar dhe përmirësuar ka një sistem mbrojtës ndaj mbinxehjes. Kjo zgjat jetëngjatësinë e tij dhe e bën punën e lavatriçes më të sigurt.

AquaStop

Asnjë rrezik nga vërshimi i ujit
Sistemi i sigurisë automatikisht mbyll furnizimin me ujë në hyrje të tij në rast të një rrjedhje apo vërshimi të ujit. Pompa automatikisht nxjerr jashtë ujin e mbetur në kazan duke e shkarkuar. Kështu, lavatriçja mund të veprojë pa mbikëqyrjen tonë, dhe ne nuk shqetësohemi nga rrjedhja apo vërshimi i ujit. Modelet e avancuara kanë një sensor të veçantë të instaluar në pjesën e poshtme të lavatriçes. Në rast të një rrjedhjeje të mundshme, sensori menjëherë do të ndërpresë nga rrjeti, nëpërmjet elektrovalvolës, furnizimin me ujë të pajisjes.

Siguri ndaj fëmijëve

Gjatë larjes, dera qëndron e mbyllur, duke mbrojtur edhe fëmijën më kureshtar nga hapja e saj. Për të qenë akoma më të siguruar, paneli i kontrollit mund të bllokohet duke shtypur çelësat me një kombinim të veçantë, duke e bërë kështu të pamundur aktivizimin e parametrave nga fëmijët.

fiber

Stabiliteti i lavatriçes gjatë operimit. Sistemi i kontrollit të stabilitetit do të sigurojë se ngarkesa është e shpërndarë në mënyrë të barabartë në kazan. Nëse sensori i kontrollit të stabilitetit percepton ndonjë mosbalancim, rrotullimi i kazanit ndalon për të lejuar një shpërndarje më uniforme të lavanderisë.

Kazan jetëgjatë i teknologjisë FiberTech

Kazanët e makinës larëse përbëhen nga materiale shumë të qëndrueshme. Këto lavatriçe ofrojnë shkallë më të lartë centrifugimi dhe ngarkesa nëpërmjet kazanit të përbërë nga një material i quajtur FiberTech. Materiali ka veti të shkëlqyera mekanike dhe është shumë rezistent ndaj temperaturës dhe kimikateve. Krahasuar me kazanët prej çeliku, ai nuk ka probleme me korrozionin. Modele të tjera kanë një kazan të përbërë nga teknologjia e lartë materiale shumë e qëndrueshme CarboTech me qëndrueshmëri të shkëlqyer edhe në modelet me rrotullime deri në 1400 rpm.