Afër
...

Karakteristikat e pianurës

Pianura Induksioni

Pianurat e induksionit ngrohen dy herë më shpejt se sa ato të gazit, kjo i bën ato relativisht më ekonomike dhe më të sigurta. Në pianurën me induksion vetëm pjesa që është në kontakt me enën nxehet, ndërsa sipërfaqja e mbetur qëndron e ftohtë dhe gjithmonë e sigurt nëse e prekim. Temperatura rregullohet në çast, nga një kontakt i thjeshtë, dhe parandalon rrezikun e mbi vlimit. Me këtë pianurë, çokollatë e shkrirë, salcat të vështira dhe gatime të tjera në temperatura të ndjeshme bëhet vetëm me një komandë të thjeshtë.

Avuj IQ

Vitaminat mbeten aty
Gatimi me sasi të vogël uji, ruan vitaminat, vlerat minerale dhe ngjyrën natyrale të perimeve. Besoni apo jo, gjithçka që duhet për të përgatitur 1 kg perime është 0,5dl ujë.

Fuqi sipërore

Kur nxitoni, mos u shqetësoni
Fuqia sipërore siguron intensitet ekstrem ngrohje në enën e gatimit dhe shkurton ndjeshëm kohën e pritjes. Ky funksion bën që vetëm në 4,2 minuta të vlohen 2 litra ujë, ritëm jashtëzakonisht efikas. Ky funksion inovativ gjendet në modelet më të mira të pianurave me induksion Gorenje.

IQpro

Gatimet maratonë, të thjeshta si për fëmijë
IQpro ofron një mënyrë të thjeshtë për të përgatitur gatime që kërkojnë kohë të gjatë me nxehtësi të ulët e temperaturë konstante. Ideale për gatimet tona tradicionale.

Zierje e zgjuar

Temperatur egzakte e duhur
"Zierja e zgjuar" pengon mbizierjen, duke e mbajtur temperaturën ndërmjet 71 dhe 85 ° C. Ushqimi ruan ngjyrën e tij natyrale, lëngun dhe aromën. Temperaturat specifike dhe konstante janë ideale për receta të tilla si vezë të skuqura etj.

Zgara IQ

Biftek i gatuar perfekt
Gatimi IQ bën thjesht tiganisje të shkëlqyera, madje edhe me shumë pak ose aspak vaj. Kjo ofron tri nivele gatimi perfekt dhe ndalon ushqimin nga djegia. Provoni njëherë të shijshmen dhe të shëndetshmen Barbecue.

Zierja inteligjente

Gatimi me një sasi të madhe uji
Kjo mënyrë gatimi është e përshtatshme për enë që kërkojnë sasi të madhe uji të tilla si: supa dhe makaronat. Mënyra paraprake e gatimit do të ziejë përmbajtjen e tenxheres dhe pastaj të ruajë temperaturën e vlimit nëpërmjet komunikimit me sensorët IQ. Zgjidhni zierjes së lehtë, të moderuar dhe të fortë.

Zonë e zgjeruar

Një sipërfaqe XXL, për enë super të mëdha
Zona e zgjeruar lejon gatim në pothuajse të gjithë sipërfaqen e induksionit. Kur XpandZone është aktivizuar, zonat gatim në anën e majtë ose të djathtë, kombinohen në një zonë ekstra të madhe gatimi. Zonat e kombinuar lejon gatim me më shumë hapësirë dhe më shumë liri për gatim, hapësirë për enë më të mëdha, por dhe hapësirë për disa enë të vogla që mund të vendoset kudo në zonën e kombinuar të gatim.

Ura e gatimit

Plani i thjeshtë për enë gatimi tepër të mëdha
Pianurat e Induksionit me dy zona të lidhura thjeshtojnë gatimin për enë gatimi tepër të mëdha. Dy zona të veçanta gatimi lidhen duke formuar një, me vetëm një prekje të thjeshtë. E përsosur për përgatitjen ushqimeve në pjesë të mëdha dhe faqe në të njëjtën kohë.

Zona ovale

Një zonë ovale gatimi, e përsosur për enë të gjera
Pianurat e Induksionit dhe pianurat HiLight kanë nga një zonë të zgjeruar ovale që quhet FishZone. Kur kjo ndizet, zona tradicionale e gatim e rrumbullakët kthehet në një sipërfaqe të madhe e ovale që është veçanërisht e përshtatshme për enë më të gjera.

Kontroll i zierjes

Mbi zierja si një problem i harruar
Automatikisht rregullon fuqinë e gatimit. Pasi fillimisht vepron me fuqi maksimale, zona gatimit mban temperaturën e dëshiruar për të parandaluar mbivlimin ose mbizierjen.

Kohëmatës

Dikush gjithmonë në orë
Kohëmatësi mund të vendosen deri për 99 minuta. Në qoftë se koha optimale e gatimit për një gatim të veçantë është e njohur nga përvoja, kohëmatësi (Timer) mund të aktivizohet dhe pianura do të fiket automatikisht kur të përfundojë koha e paravendosur. Një sinjal zanor do të njoftojë se ushqimi është gati.

Stop&Go

Pushim në çdo kohë
Funksioni Stop & Go ndalon gatim dhe vazhdon me të njëjtat parametrat duke u ri-aktivizuar.

E siguruar për fëmijët

Kuzhina mbetet kurdoherë si një ambient i sigurt
Opsioni ChildLock është i shkëlqyer për ata që kanë fëmijë në shtëpi. Duke i lënë ata në një kuzhinë vetëm, nuk kanë qenë kurrë më të sigurt, pasi ky opsion nuk i lejon ata të aktivizojnë ndonjë parametër.

Ruajtje e ngrohtësisë

E përkryer për ata që kthehen vonë
Funksioni StayWarm mban ushqimin në një temperaturë konstante prej 70° C deri sa të shërbehet. Ushqimi ruan aromën e tij fillestare dhe temperaturën deri sa të serviret.

Shkrirje e ngadaltë

Një, dy çokollatë
Funksioni SoftMelt shkrin ngadalë çokollatën ose gjalpin në një temperaturë konstante prej 42C duke krijuar kushte perfekte për shkrirje, pa e djegur.

Pianurë me gaz

Pianurat inovative me gaz të projektuara nga Gorenje mundësojnë një gatim të shpejtë dhe efikas. Gazi kombinohet gjithmonë me ajër para se të ndizet, kështu që përdorimi i tij dhe kontrolli i flakës janë dukshëm më mirë se në pianurat e mëparshme. Zgarat e vatrave të gazit janë një copë e vetme, të cilat tani e kanë thjeshtuar pastrimin e pianurave në mënyrë të ndjeshme.

Efikasitet i lartë i djegjes

Më shumë nxehtësi
Përmirësimi i dukshëm i djegjes së gazit rrit efikasitetin deri në 10%.

Vatër gatimi për enë WOK

Shije e vërtetë aziatike edhe në shtëpi
Vatra e gatimit për WOK arrin nxehtësi të lartë shumë shpejt, duke e bërë të lehtë stilin e kuzhinës aziatike dhe ushqimi në enë të mëdha.

Reduktor për vatër të vogël kafeje

Përshtatet për ritualin tuaj të mëngjesit
Projektimi i ri i pianurave të gazit Gorenje përfshin një reduktor kafeje shumë praktik, ideale për enë me diametër të vogël.