Programe automatike
»Zgjidh, prek, e kryer«
Furrat Gorenje ofrojnë për të zgjedhur, program gatimi plotësisht automatik me mbi 80 recetave nga më idealet edhe për fillestar. Sekreti i auto mode është mjaft i thjeshtë - të tilla parametrat si koha, temperatura, ngrohësi (lart apo poshtë), janë të vendosur paraprakisht në mënyrë automatike. E gjithë ajo që përdoruesi duhet të bëjë është të zgjedhi llojin ushqimit, peshë dhe të shtypi butonin start. Furrë do të bëjë pjesën tjetër.
Hap pas hapi
Ushqim perfekt në 2 - 3 hapa
Gatimi në faza arrihet duke bere programim manual ne 2-3 hapa procesin e pjekjes. Gjatë të gjithë hapave në procesin automatik të gatimit nuk është e nevojshme të ndryshohen parametrat manualisht. Kjo është ideale për përdoruesit më shumë përvojë si dhe për gatime të tilla si pjekje buke apo dhe lasagne, të cilat kanë nevojë për temperaturë te ndryshueshme.
SilverMatte
Tepër rezistente por edhe e lëmuar
Cilësia dhe lloji i smaltit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për furrën dhe funksionimin e saj. Silver Matte është në fakt shumë rezistente dhe e fortë dhe mund ti qëndrojë nxehtesise ekstreme, madje dhe pastrimit pirolitik në 500 ° C. Pa mikro pore, ajo mbështjell sipërfaqet e furrës dhe tavat e pjekjes, duke i bërë ato rezistente ndaj temperaturave të larta, mikrovalëve dhe avullit. Veshje e trefishtë e brendshme ndihmon në reflektimin e nxehtësisë dhe siguron izolimin extra. Kështu që, pjesa e brendëshme e furrës mbetet gjithmonë sterile dhe e sigurtë.
Pastrimi Pirolitik
Funksioni Premium i vetë-pastrimit
Pastrimi pirolitik është mënyra më efikase dhe më e avancuar për të pastruar një furrë gatimi. Temperatura e lartë e pastrimit deri në 500 °C lë furrë krejtësisht të pastër, pa ndonjë vend me njollë yndyre. Pastrimi i thjeshtë zgjat deri në 90 minuta, ai me intensitet të mesëm përfundon në 120 minuta, ndërsa pastrimi shumë intensiv merr 150 minuta kohë, ku dhe efekti është në përputhje me kohëzgjatjen. Në fund, mbeten vetëm shumë pak mbeturina që mund të largohen fare lehtë. Furra është e bllokuar gjatë kohës së procesit të pastrimit, gjë e që e bën familje të qetë.
Pastrimi Katalitik
Një sipërfaqje pa yndyrë
Pastrimi katalitik është një ndihmesë e madhe në mirëmbajtjen e furrës. Kur furra arrin 85˚C ose më shumë gjatë procesit të pjekjes, panelet katalitike automatikisht fillojë thithjen yndyrës dhe papastërtive.
AquaClean
Pastrim i thjeshtë dhe i përgjithshëm
Funksioni AquaClean është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme nga që furrat e reja Gorenje kanë emalim të ri në të gjitha linjat. AquaClean ofron ndihmesë të madhe në pastrimin e zgavrës së furrës. Gjithçka që duhet për të është vetëm një gjysmë litër ujë në një tavë pjekje dhe aktivizimi i funksionit AquaClean pas çdo pjekje. Në vetëm 30 minuta, rezultatet janë të dukshme në të gjithë sipërfaqen dhe tavat e pjekjes. Njollat dhe yndyrnat zbuten dhe mund të largohen si kurrë më lehtë dhe furra mbetet e pastër pa njolla.
Më shumë hapësirë
Më shumë hapësirë për liri më të madhe gatimi
Gjenerata e re e furrave Gorenje fsheh një formë brenda në pjesën e sipërme. Tani qarkullimi i optimuar i ajrit brenda në një vëllim edhe më të madh, bëhet krejtësisht lirisht. Volumi më i madh lejon përgatitjen e tavave më të mëdha të pjekjes dhe sasi më të mëdha të ushqimit, ndërsa jashtë dimensionet tyre mbeten të njëjta. Ndërkohë që më parë me 3, tani furrat e linjës Superiore mundësojnë përdorimin në 5 nivele pjekjeje në të njëjtën kohë. Kapaciteti shkon deri në 75l në furrat standarde dhe deri në 53l në furrat-mikrovalë, që është ndër më të mëdhatë në dispozicion në treg.
Mbyllje e butë e derës së furrës
Tepër e lehtë dhe pa zhurmë
Me vetëm një prekje të lehtë dera mbyllet butësisht dhe pa zhurmë.
Dehidratim
Ushqim i shijshëm, gjithmonë i mundur
Frutat e thata, perimet, erëzat dhe mish mund të përgatiten lehtësisht në shtëpi. Dehidratimi i tyre është i mundur deri në 5 nivele në të njëjtën kohë, gjë që kursen kohë dhe energji.
Përgatitja e kosit
Një mënyrë e thjeshtë për gjëra të shëndetshme
Një funksion i veçantë mundëson përgatitjen e kosit të shëndetshëm në shtëpi. Përshtatja automatike e temperaturës dhe kohës siguron kushte optimale për përgatitjen e kosit në shtëpi për rreth 3 orë. Ky funksion kërkon gjithashtu përdorimin e aksesorëve shtesë Gorenje.
Sistemi i ftohjes DC+
Menaxhim efektiv i nxehtesisë
Sistemi DynamiCooling ftoh me efikasitet pjesën e jashtme të furrës (ose karkasën) për të parandaluar çdo dëm të shkaktuar nga temperatura e lartë. Në furrat me sistem DynamiCooling +, sensorët e ngrohjes rregullojnë ftohje e mureve të jashtme të furrës deri sa ato të arrijnë një temperaturë prej 60 ° C. Kjo është veçanërisht e favorshme në furrat me pastrim pirolitik në të cilat temperatura rritet jashtëzakonisht shumë.
Dera e furrës UltraCool
Mund të preket në çdo kohë e kurdoherë
Dera e veçantë me tre xhama apo edhe e katërfisht izolon furrë, duke e bërë atë edhe më të sigurt për fëmijët dhe kafshët shtëpiake. Nxehtësia ngelet brenda, optimohet konsumi i energjisë duke ndaluar humbjet e saj.
Super hapësirë
Gati për recetat XXL
Hapësira e madhe e furrës ju lejon gatimin e një sasie të madhe ushqimi – dhe kjo jo vetëm për shkak të qarkullimit të ajrit në të gjitha nivelet, por edhe për shkak të 46cm gjërësi të tavës së pjekjes në të dy furrat - standarde dhe kompakte. Zgjidhjet inovative lejojnë një hapësirë të brendshme më të mëdha dhe gjerësia furra është plotësisht e përdorshme. Ka më shumë hapësirë në çdo tavë pjekje dhe teknologjia superiore na bën të sigurt se ushqimi është i gatuar në mënyrë të barabartë në të gjitha nivelet.
Udhëzues me shinë
Nga brenda del jashtë
Udhëzues i këndshëm me shina lejon një pamje të përsosur të proçesit të gatimit në të gjitha nivelet. Kjo do të thotë shërbim e pastrim më të sigurt dhe më të lehtë. Furrat Gorenje kanë këtë funksion për tre nivele tavash, ne linjën Superiore. Gjatë pastrimit pirolitik, ato duhet të largohen nga furra.
Gril perfekte
Me nxehës të dyfishtë për ushqim të shijshëm të pjekur kudo njësoj
Rezultatet më të mira për pjekje janë arritur me një kombinim të nxehësit të madh me atë të vogël, ku i fundit është i pozicionuar në brendësi të nxehësit të madh. Pozicionimi i zgjuar i nxehësit lejon shpërndarjen optimale të nxehtësisë dhe jep rezultate të shkëlqyera në pjekje në çdo kohë, kështu që ushqimi është pjekur në mënyrë të shijshme nga jashtë dhe brenda. Një kombinim variabël i nxehësit që bën të mundur përdorimin e njërit (të brendshmit) ose tjetrit (të jashtëm), ose dhe të dyja në të njëjtën kohë. Në modelet e përparuara, nxehësi mund të hiqet e vendoset lehtë për pastrim e mirëmbajtje të lehtë.
Auto pjekje
Pjekje perfekte
Funksioni Auto Pjekje (AutoRoast) fillimisht nxehn furrë deri në 230 ° C. Ushqimi piqet për 30 minuta dhe pastaj temperatura bie. Ky kombinim inteligjent i kohës me temperaturën krijon kushte ideale pjekje. Si rezultat i kësaj, mishi merr një kore të artë dhe jashtë e brenda bëhet i butë e i shijshëm.
Prova e mishit
Pjekje perfekte në çdo kohë
Duke kontrolluar temperaturën brenda mishit, prova e mishit (MeatProbe) menaxhon të gjithë procesin dhe madje aktivizon alarmin kur është koha e duhur.
Parangrohje e shpejtë
Perfekte, e shpejtë, kursen kohë dhe erergji
Furra arrin një temperaturë deri në 200˚C në vetëm 6 minuta, duke kursyer 30% të kohës së nevojshme. Ky është një funksion praktik kur përgatitni ushqime që kërkojnë një furrë të parangrohur. Një dritë dhe sinjal zanor do t'ju njoftojë kur temperatura e dëshiruar të jetë arritur.
Pjekje e ngadaltë
Një mënyrë e ngadaltë drejt përsosmërisë
Pjekja e ngadaltë (SlowBake) e gatuan ushqimin në temperatura të ulëta për deri në 6 orë. Duke u përgatitur gjatë, mishi dhe peshku zbuten, por edhe ruajnë lëngun e tyre, aromën dhe vlerat ushqyese.