Karakteristikat e aspiratorit

Teknologjia e përshtatjes

Pa aroma, thjesht vetëm ajër
AdaptAir është një teknologji unike që bën thithjen e plotë të ajrit mbi sipërfaqen e gjithë zonës së gatimit. Kjo është bërë e mundur nga kombinimi i veçantë i filtrave të aluminit, një shkumë të veçantë, dhe fletëve në brendësi të aspiratorit që hapen e mbyllen në varësi të fuqisë së thithjes, kjo në mënyrë të konsiderueshme redukton nivelin e zhurmës.

Me prekje e rrëshqitje

Kontroll i thjeshtë
Një mënyrë e re e veçantë mundëson ndryshim të lehtë dhe të menjëhershme të niveleve të fuqisë dhe intensitetetit të ndriçimit.

Sistem perimetral i thithjes

Inteligjente, nxjerrje e ajrit të dëshiruar me më pak zhurmë
Sistemi i ri i thithjes perimetrale të ajrit lëviz ajrin nga pjesa qendrore në skajet e jashtme të aspiratorit. Kjo mënyrë optimizon konsumin e energjisë, redukton zhurma dhe bën nxjerrjen e ajrit më të efektshme.

Filtër poliuretani

Përfitimet e shkumës poliuretani
Filtrat unikë të yndyrës prej alumini janë përmirësuar me një shkumë të veçantë poliuretani që eliminon deri në 98% të të gjitha grimcave të yndyrës dhe papastërtive të tjera. Në të njëjtën kohë, kapaku ruan efikasitetin e tij të absorbimit.

Teknologjia AdaptTech

Operim automatik i ventilatorit
Sensori zbulon nivelin e papastërtive ose avullit, lagështisë dhe gazeve. Aspiratori automatikisht përshtat shpejtësinë e ventilatorit në përputhje me rrethanat apo edhe mund të ndalojë atë tërësisht, kur ky nuk është më i nevojshëm.

Me kohëmatës dhe rifreskues

Gjithmonë i freskët dhe në kohën e duhur
Aspiratorët Gorenje mund të fiken automatikisht në 10, 20 ose 30 minuta. Funksioni i rifreskimit aktivizohet automatikisht çdo orë 5 minuta.

Material kundër shenjës së gishtave

Me shkëlqim dhe pa gjurmë gishtash
Të gjitha sipërfaqet e çelikut janë të veshura me një shtresë të veçantë që parandalon mbetjen e shenjave të gishtave, duke lënë sipërfaqen gjithmonë të shkëlqyeshme dhe duke e bërë pastrimin shumë më të lehtë.