Shfaqja minimale e aspiratorëve nga koleksioni Gorenje Classic, përmbledh të gjithë ambientin e kuzhinës. Linjat e buta dhe detaje me ngjyrë te artë bëjnë lidhje harmonike me pajisjet e tjera të koleksionit. Aspiratori shkëlqen me efikasitetin dhe punimin e tij të qetë. Prirjet moderne të shkrirjes kuzhinës me ambientet ndenjes si standarte të reja, lidhen me rendimentin e aspiratorit. Me një kapacitet prej të paktën 750 m3/h, aspiratori Gorenje Classic jep fuqi optimale për të eliminuar aromat, lagështirën dhe grimcat e yndyrës në një hapësirë që përfshin deri në 35 m2. Ju me siguri do të impresionoheni nga materiali dhe design origjinal.
Çelësa dhe dorezë me ngjyre të artë
Design i Aspiratorit me ngjyrë të fildishtë ose të zezë mate është plotësuar me dorezën me ngjyrë të artë. Çelësat lejojnë kontroll tradicional mbi aspirator dhe funksionet e tij. Doreza dekorative që përputhet me të gjithë design e koleksionit, plotëson pamjen e aspiratorit dhe nxjerr në dukje karakterin e tij klasik.
Filtrat e yndyrës pastrohen thjeshtë në lavastovilje
Filtra metalik të yndyrës të aspiratorëve Gorenje hiqen e pastrohen lehtësisht. Ato mund të lahen me dorë ose në lavastovilje duke përdorur një program të veçantë.